Kryerja e një pune të dytë

Disa punonjës policie kryejnë punë të tjera kur mbarojnë shërbimin. Në shumë vende kjo konsiderohet e paligjshme. Edhe kur nuk është e tillë, disa lloje punësh mund të përfshijnë aktivitete të paligjshme. Lloje të tjera pune, edhe pse brenda aktiviteteve të ligjshme, mund të bien ndesh me punën e policisë dhë përbëjnë konflikt interesi (p.sh. kryerja e shërbimit të sigurisë private ose instalime te sistemeve të alarmit).